Shkup, manifestime për 100 vjetorin e çlirimit

18:49 / 10.08.2012
Aktivitete të shumta kulturore do të përcjellin manifestimin me rastin e 100 vjetorit të çlirimit të Shkupit.

Manifestimi do të nisë të dielën në ora 12 tek shtëpia memoriale e Nënës Terezë me meshën në gjuhën shqipe që mbahet për nder të Kolë Bojaxhiut, babait të Nënë Terezës, i cili kishte themeluar korrin “Zani i Maleve“ për të pritur kryengritësit që çliruan Shkupin. Ndërsa në orën 13 e 30 tek Libraria e Çarshisë do të bëhet promovimi I pullës postare “Zani i Maleve” nga Postat e Maqedonisë.

Në ora 18 në organizim të Shoqatës së Motoristëve Dardanians MC nga Shkupi do të mbahet defile e anëtarëve të familjeve kryengritëse të cilët do të ndalen te sheshi Skëndërbeu për të vijuar me një iftar të hapur te Xhamia e Murat Pashës në orën 19 e 45.

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti tha se me këtë rast do të nderohen të gjitha familjet e kryengritësve. “Organizojmë këtë festë për nder të 100 vjetorit të çlirimit të Shkupit ku po ashtu do të nderojnë familjet, trashigmitarët e familjeve që kanë bë çlirimin e Shkupit, siç është familja e Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Isa Boletinit dhe shumë familje të tjera dhe duke përfundu ku do të përfshihen diku 30 familje që janë të veçuara për kontributin e tyre kombëtar në këtë 100 vjetor dhe për të cilët ne u jemi mirënjohës dhe do t’ju ndajmë mirënjohje”, tha Mexhiti.

Ndërkohë Skender Hasani nga Shoqata e Historianëve Shqiptarë përkujtoi se Kryengritja e vitit 1912 kishte filluar në Malësitë e Gjakovës duke përfunduar me çlirimin e qyteteve të ndryshme të rrafshit të Kosovës dhe duke kulminuar me hyrjen në Shkup.

“Që do të thotë se sikur kryengritjet e mëparshme që gjatë Rilindjes kombëtare shqiptare që filluan diku tjetër dhe kulminuan me çlirimin e Shkupit siç ishte kryengritja e Dërvish Carës në vitin 1844 siç ishte ajo e Lidhjes shqiptare të Prizerenit me çlirimin e Shkupit me 4 dhjetor të vitit 1880 edhe kryengritja e vitit 1912 kulminoi me clirimin e Shkupit dhe ngjarja kulmore e vitit 1912 për trojet etnike shqiptare ishte çlirimi I Shkupit”, tha Hasani.

Aktiviteti kulturor që do të përmbyll këtë manifestim është Koncerti në Kala që do të nis në ora 22. Organizator i manifestimit në fjalë është Komuna e Çairit në bashkëpunim me Shoqata e Historianëve Shqiptar të Maqedonisë, Instituti për trashëgimi shpirtërore të shqiptarëve të Maqedonisë, Unioni I studentëve ‘Dardania’, Shoqata e motoristëve ‘Dardanians MC’, Esnafi I Çarshissë dhe shumë sponsorë medial mes tyre edhe TV Alsat M. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
14:08 / 19.05.2013
Beyonce

Beyonce synoi të bëhej sikur Whitney Houston

Superylli amerikan, Beyonce, ka deklaruar se ajo ka synuar dikur që të bëhet e talentuar dhe e famshme sa Ëhitney Houston.
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.