Shkupi kremtoi 134-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

16:54 / 10.06.2012
Me rastin e shënimit të 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Shkup u organizua manifestim, në të cilin morën pjesë zv/kryeministri Musa Xhaferri, anëtari i familjes së heroit kombëtar Hasan Prishtina, Mehmet Prishtina, kryetarin i komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe shumë personalitet të tjera, të cilët folën për këtë ngjarje historike, gjurmët e saj por edhe për kronologjitë e ndodhive se si veprimtarët e shquar shqiptar arritën deri tek data e Lidhjes Shqiptare të Peizrenit.

Në fjalimin e tij, zv.kryeministri, Musa Xhaferri tha se “Shkupi ka qenë njëra prej qendrave më aktive por fati ka qenë i tillë i konjukturave të atëhershme, i aleancave të ndryshme që të mbetet historikisht jashtë kufijve politik të atëhershëm”.

“Por roli i aktivitetit të qendrës së Shkupit permanent ka qenë në nivel dhe besoj qe do të jetë, dhe ne si gjeneratë më e re, bashkë me të gjitha nivelet e pushteteve bëjmë përpjekje që të promovojmë këtë identitet kulturor të respektojmë vlerat tona duke i respektuar figurat, siç është ajo më unikja e gjithë kombit figura e Skënderbeut, siç do të jetë e respektuar figura e Hasan Prishtinës dhe shumë figura të tjera, për arsye se për mes asaj ne ruajmë dhe kultivojmë identitetin tonë kombëtar dhe është në respektin tonë si gjenerata që të përkujdesemi për arsye se ajo është frymëzim gjeneratave të reja të cilat fatmirësisht nuk i kanë përjetuar ato periudha të vështira”, tha Xhaferri, transmeton “Zhurnal”.

Fjalë rasti mbajti edhe anëtari i familjes së heroit kombëtar Hasan Prishtina, Mehmet Prishtina, i cili ndër të tjera tha se “ne shqiptarët dimë ta bëjmë historinë, por nuk dimë ta shkruajmë historinë”.

“Ka ndodhur kështu sepse duket që shumë eksponente të ngjarjeve të mëdha historike fatin historik të Shqipërisë dhe shqiptarëve e kishin lidhur dhe kushtëzuar me fatin e tyre personal në vend që të kishte ndodhur e kundërta, dhe për fat të keq të atdheut të tillë eksponente gjejmë edhe sot e kësaj dite gjithandej ku gjallërojnë shqiptarët, prandaj zonja dhe zotërinj, të nderuar edhe pse tani rrethanat historike janë më të favorshme se asnjë më parë për shqiptarët prapë se prapë ideali i Gjergj Kastriotit, Hasan Prishtinës dhe Adem Jasharit mbetet larg sendërtimit. Uroj që fuqia bashkuese e shqiptarëve në këtë përvjetor të mund të çojë fuqinë tjetër që bie ndesh me synimet tona historike, besoj fuqishëm në orën e madhe të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, sa më i përkushtohemi asaj ore aq më shpjet vjen ajo”, tha Prishtina.

Në këtë manifestim folën edhe anëtari i shoqatës së Historianëve shqiptar në Maqedoni, Arben Sulejmani, Shefqet Zekolli- drejtor i Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Maqedoni, dhe drejtori i Muzeut të Lirisë në Shkup, Baki Halimi. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
16:16 / 21.05.2013
Lindsay Lohan

Telashet për Lohan s’kanë të ndalur

Lindsay Lohan po akuzohet në vlerën e 5 milionë dollarëve nga kompania e veshjeve D.N.A.M. Apparel Industries, që thotë s...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.