Shkupi të heq dorë nga interpretimet e historisë

10:49 / 3.08.2012
Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Nikolay Mladenov ka thënë se interpretimet politike të historisë nga ana e palës maqedonase duhet t’i mbesin të kaluarës.

Ai këtë e ka theksuar përmes një telegram urimi për homologun e tij maqedonas, Nikolla Popovski me rastin e festës shtetërore 2 Gushti – Dita e Republikës në Maqedoni.

“T`ia lëmë të kaluarës interpretimet politike të historisë dhe të lejojmë që shoqëritë tona t’i bashkëngjiten vlerave euroatlantike të lirisë, të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të së drejtës. Unë mendoj se kjo është mënyra e vetme për të arritur mirëqenien ekonomike që e dëshirojmë”, ka deklaruar shefi i diplomacisë bullgare, Mladenov, njofton Ina.

Siç bëhet e ditur, Mladenov ka nënvizuar se edhe Maqedonia por edhe Bullgaria festojnë Ilindenin dhe kryengritjen e vitit 1903 në Krushevë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.