Shpërthim në Alepo, 17 të vrarë
Media shtetërore në Siri tha se një makinë bombë ka shpërthyer në qytetin më të madh të vendit, në Alepo, duke vrarë të paktën 17 njerëz dhe duke plagosur 40 të tjerë.Pamjet televizive treguan zjarrfikësit në përpjekje për të shuar flakët dhe punëtorët e shpëtimit duke gërmuar nëpër rrënoja për të mbijetuarit.
Asnjë grup nuk mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin. Agjencia zyrtare e lajmeve, SANA, akuzoi ‘terroristët”- term i përdorur nga regjimi për kryengritësit.
Lufta për Alepon, një qytet me 3 milionë banorë, që dikur ishte një bastion i mbështetjes për presidentin Bashar al-Asad, është e rëndësishme, si për regjimin ashtu edhe për opozitën, transmeton REL.
Rënia e qytetit do t'i jepte opozitës një fitore të madhe strategjike me një fortesë në veri pranë kufirit me Turqinë. /Telegrafi/