Shqipëria do t'i strehojë 210 muxhahedinë nga Iraku

18:52 / 16.03.2013
Shqipëria do të ofrojë strehim për arsye humanitare për 210 individë të grupit MEK (Mujahedin-e-Khalq), të cilët aktualisht ndodhen në kampin Liria në Irak.

Kjo do të bëhet në përgjigje të kërkesës që Shtetet e Bashkuara i kanë artikuluar edhe sot kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, gjatë një takimi që ai ka zhvilluar me zëvendës-ndihmëssekretaren amerikane në Zyrën e Çështjeve të Lindjes së Afërt, Barbara Leaf, dhe përfaqësuesin e posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Irakun, ambasadorin Martin Kobler.

UNHCR-ja u ka dhënë disa rezidentëve të kampit Liria statusin e refugjatit dhe po bashkëpunon me qeverinë shqiptare për t'iu gjetur atyre zgjidhje të sigurt, të garantuar dhe humane.

Berisha ka theksuar se ata janë të mirëpritur dhe do t’iu krijohen të gjitha kushtet për një strehim të sigurt në Shqipëri, në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e vendit, transmeton Shekulli Online.

Pas pranimit të 5 ujgurëve në vitin 2006 nga burgu i Guantanamos, ky është rasti i dytë që Qeveria shqiptare i përgjigjet pozitivisht kërkesës amerikane për strehimin e personave të tillë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
17:26 / 22.05.2013
Trevor Bolder

Ndërron jetë basisti i Bowiet dhe “Uriah Heep”

Basisti i grupit “Spiders From Mars” (me frontmen David Bowien), Trevor Bolder, ka ndërruar jetë në moshë 62 vjeçare.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.