Shqipëria e Madhe, projekt i SHBA-ve kundër botës ortodokse?

21:07 / 4.01.2013

Alexandre Latsa, analist gjeopolitik për Euroazinë, në një shkrim të botuar sot pohon se krijimi i “Shqipërisë së Madhe” është një synim i SHBA-ve për të dëmtuar interesat e Serbisë dhe Rusisë si dhe botës ortodokse në përgjithësi.

Latsa argumenton se SHBA shfrytëzoi momentin e dobët të Rusisë për të sulmuar Serbinë dhe ajo që po ndodh tani po bën që këto dy vende të afrohen sërish. Ai është francez që jeton në Rusi dhe punon si këshilltar në Moskë.

Thekson se krijimi i “Shqipërisë së Madhe” do të ndezë zjarr në Ballkan, zjarr i cili do të sjellë dobësimin e Evropës dhe destabilizimin e vendeve me popullsi ortodokse si Maqedonia, Greqia, Mali i Zi dhe Serbia. Kryqëzata kundër botës komuniste, sipas tij, ishte kthyer në një kryqëzatë kundër botës ortodokse, transmeton “Shekulli”.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka mbrojtur idenë për dhënien e shtetësisë shqiptare për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen jashtë vendit. Kjo deklaratë u bë gjatë vizitës së tij në qytetin e Vlorës, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë nga Perandoria Osmane.

Kjo deklaratë është pasuar nga disi të tjera të veçuara, që Berisha ka bërë me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, të cilët kanë premtuar bashkimin e Shqipërisë. Vendi ishte zgjedhur të ishte Kosova, e cila sot banohet me shumicë shqiptarësh, po që nuk ka qenë gjithmonë kështu.

“Perëndimi ka mbështetur krijimin e Kosovës me logjikën e vetme strategjike të rrënimit të Serbisë, e cila po kthehet sërish nga Rusia”, shkruan ai. “Kjo ndodhi në kohën kur Rusia ishte e dobët në maksimum. Në një kohë kur nga viti 1991 deri në vitin 2000 ushtria dhe media tundte flamurin kundër Serbisë së Miloshevicit për spastrim, në të njëjtën kohë po ndodhte lufta ekonomike dhe morale kundër Rusisë së Jelcinit”.

Latsa thekson se kryqëzata kundër botës komuniste ishte kthyer në një kryqëzatë kundër botës ortodokse dhe kundër qendrës së saj politike dhe ku banojnë shumica e tyre, në Rusi.

Teoricieni rus, Zbigniew Brzezinski, tha në vitin 2007: “Armiku kryesor i SHBA-ve tani është Kisha Ortodokse Ruse”. “Krijimi i Shqipërisë së Madhe mund të shihet në këtë kuptim historik dhe gjeostrategjik”, mendon Latsa.

“Kjo është një ndeshje e re, një ndeshje që mund të krijojë një shkëndijë dhe të shkaktojë një zjarr të ri në ferrin e Ballkanit. Ky zjarr do të sjellë dobësimin e mëtejshëm të Evropës, por edhe destabilizimin e botës ortodokse (Maqedonisë, Greqisë, Malit të Zi, Serbisë ...) dhe për të frenuar afrimin e saj me Rusinë. Nga ana tjetër, ndikimi rus në Evropën Lindore do të vihej në pikëpyetje dhe për këtë arsye ajo do të afrohej me Evropën Perëndimore. Në këtë mënyrë, Shtetet e Bashkuara edhe një herë do të arrijnë objektivin e tyre kryesor: për të parandaluar një afrim mes kontinentit të Evropës dhe botës katolike dhe ortodokse”. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.