Shqiptarët bënë homazhe para ambasadës amerikane në Tiranë

23:32 / 14.09.2012
Në ambientet para Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, të rinj të forumit “Rinia Aktive” kanë ndezur qirinj, në respekt të katër zyrtarëve amerikanë të vrarë në Libi.

Ambasadat amerikane në botën myslimane kanë qenë në shënjestër të sulmeve ditët e fundit, pas prodhimit në SHBA të një filmi me fyerje kundrejt profetit Muhamed.

Ndërkaq, Ambasada amerikane në Tiranë ka ulur në gjysmë-shtizë flamurin, në nderim të viktimave në Libi, ndërsa ka falënderuar të gjithë shqiptarët për mesazhet dhe lutjet, raporton Panorama.

“Ato na kujtojnë se dhuna e pajustifikuar nuk mund të thyejë lidhjen ndërmjet qenieve të denja njerëzore”, thuhet në një deklaratë të Ambasadës Amerikane në Shqipëri. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
18:36 / 25.05.2013
Lady Gaga, Foto: Twitter

Gaga do të kthehet në koncertin e Beyonce

Fansat e Lady Gagas nuk duhet të presin edhe shumë që ta shohin idhullin e tyre në skenën muzikore.
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.