Shqiptarët e veriut në frikë dhe skamje

21:35 / 1.04.2013

Përfaqësuesi i Lagjes së Boshnjakëve, Florent Azemi, në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se shqiptarët në veri të Mitrovicës tash 14 vjet janë duke jetuar në ankth të vazhdueshëm, nën kërcënimin e strukturave ilegale që veprojnë atje, dhe në një gjendje shumë të rëndë ekonomike. Ai shpreson se me arritjen e marrëveshjes në Bruksel do të shuhen strukturat ilegale dhe do të fillojë funksionimi i shtetit të Kosovës edhe në veri.

Krahas pasigurisë së vazhdueshme fizike për shqiptarët në veri të qytettit të ndarë, Azemi thotë se shqetësuese është gjendja ekonomike në veriun e Mitrovicës, duke shtuar se papunësia është shumë e madhe.

“Shqiptarët në veri janë lodhur me këtë gjendje dhe kanë nevojë që jeta e tyre të normalizohet. Gjendja e tanishme është e paqëndrueshme dhe e rëndë sepse të gjitha strukturat e shtetit të Serbisë janë në këtë pjesë të Kosovës. Ne banorët e veriut nuk po vuajmë politikisht, por institucionalisht, që do të thotë se kemi nevojë për institucionet tona”, tha Azemi.

Ai ka thënë se banorët shqiptarë në Mitrovicën e Veriut, duhet të jenë vigjilent, sepse sipas tij, në atë pjesë mbizotëron një anarki totale.

“Këtu veprojnë bandat kriminale prej me të ndryshmëve dhe çdo gjë është e mundshme, mirëpo shqiptarët nuk guxojnë të bien pre e provokimeve”, tha ai.

Azemi shpreson që me përfundimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshje në Bruksel në mes Prishtinës dhe Beogradit, do të shuhen të gjitha strukturat paralele.

“Besoj që më në fund këto struktura do të shuhen, e nëse nuk shuhen atëherë shteti i Kosovës do të duhej ta përdorte edhe forcën nëse ka nevojë, për ta rikthyer rendin, ligjin dhe kushtetutshmërinë në këtë pjesë të vendit”, tha Azemi.

Ai ka thënë se i beson kryeministrit dhe institucioneve të republikës së Kosovës, dhe beson që çdo marrëveshje e arritur në Bruksel nuk do ta dëmtojë popullatën shqiptare në atë pjesë. /Telegrafi/.
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.