Shtatë vjetori i “Vetëvendosjes”

15:13 / 12.06.2012
“Jo negociata Vetëvendosje”, ishte motoja me të cilën Lëvizja “Vetëvendosje” shtatë vjet më parë kishte filluar aktivitetin e saj. Lideri i kësaj lëvizjeje Albin Kurti, vlerëson se për këto shtat vjet, me angazhimin e tyre kanë arritur që në mos të ndalin të keqen për Kosovën të paktën ta ngadalësojnë atë.

Në ceremoninë e shatë vjetorit të themelimit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Kurti ka thënë se edhe pas kësaj periudhe vazhdon të mbetet aktuale motoja e tyre, pasi sipas tij liderët po vazhdojnë të negociojnë me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës.

“Kur popullit nuk i lejohet vetëvendosja, atij populli i mungon sovraniteti. Kosova nuk është problemi që do ta zgjidh Serbia por Kosova ka problem Serbinë dhe UNMIK-un”, ka thënë Kurti.

Ai përmendi aksionet, protestat e kësaj lëvizje e së fundi edhe angazhimin institucional.

Ndërsa ka precizuar se deputetët e saj edhe pas hyrjes në kuvend nuk janë korruptuar, nuk janë më të pasur, nuk janë njerëz të cilët përfitojnë dhe gjithmonë bashkohen me aktivistët tjerë në protesta e aktivitete të tjera. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.