Shtyhet raporti i progresit për Kosovën dhe Serbinë

16:57 / 16.04.2013

Bashkimi Evropian e ka shtyrë publikimin e pritur gjatë të progresit të Serbisë dhe Kosovës, në synimet e tyre për lidhje më të afërta me bllokun, ka thënë sot komisionari për zgjerim, Stefan Fule.

Ai e ka arsyetuar shtyrjen duke e theksuar rundin e ri të dialogut të ndërmjetësuar nga BE ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që do të mbahet nesër në Bruksel, transmeton Rel.

“Ne jemi të sigurt se ky dialog në nivelin e kryeministrave do të rezultojë me marrëveshje të qartë”, u tha Fule gazetarëve në Strasburg, në margjina të seancës plenare të Parlamentit Evropian.

“Është koha për Serbinë dhe Kosovën që të lëvizin nga e kaluara”, tha Fule dhe shtoi se çfarëdo “finale pozitive” nga bisedimet, do të “reflektojë” në raport, i cili u ndihmon vendeve anëtare të BE-së për të vendosur nëse Serbia dhe Kosova duhet të lejohen të ndërmarrin hapa të mëtejshëm në synimet për afrim me Bashkimin Evropian. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.