Shukri Buja humb garën për të parin e PDK-së në Lipjan
Kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, ka humbur garën për të parin e Partisë Demorkatike të Kosovës në këtë qytet.Buja ka humbur në garë nga Fitim Selimi, i cili është zgjedhur kryetar i Degës së PDK-së në Lipjan, raporton “Zëri”.
Buja njihej si njeri i fortë i PDK-së, ndërsa ka qenë edhe një prej komandantëve të UÇK-së në atë zonë. /Telegrafi/