Siri: 22 të vrarë nga shpërthimi
Në provincën veriore të Sirisë, Idlib raportohet se kanë shpërthyer tri makina-bombë, ku si pasojë kanë vdekur 22 persona, ndërsa janë plagosur më shumë se 30 të tjerë. Një zyrtar i qeverisë siriane ka njoftuar se shpërthimet kanë godituri autostradën kryesore dhe një rreth-rrotullim, raporton AP.
Vëzhguesit Britanik për të drejtat e njeriut në Siri kanë thënë se sulmet me bomba në rajonin e Idlib-it kishin cak qendrën rajonale të sigurisë. /Telegrafi/