Siri, vdesin dy gazetarë perëndimorë
Dy gazetarë perëndimorë humbën jetën në qytetin e Homsit, në Siri.Aktivistët thonë se një gazetare amerikane dhe një francez gjetën vdekjen pasi një predhë goditi një qendër të improvizuar të medias në zonën e Baba Amerit, e cila u vu në shenjestër të ushtrisë siriane.
Gazetarët e vrarë janë Marie Colvin, që punonte për gazetën londineze “Sunday Times” dhe fotoreporteri Remi Ochlik.
BBC raporton se përveç tyre pati disa viktima dhe të plagosur. Të martën mbi 100 persona humbën jetën në të gjithë vendin, mbi 40 në qytetin e Homsit.
Qeveria e Sirisë e ndalon raportimin e lirë të gazetarëve të jashtëm brenda Sirisë. /Telegrafi/