Siri, vritet gazetarja japoneze

10:22 / 21.08.2012
Gazetarja japoneze, Mika Yamamoto është vrarë në Siri derisa po raportonte për luftimet ka njoftuar Qeveria e Japonisë.

Yamamoto, 45 vjeç, ishte një korrespondente lufte për agjencinë “Japan Press”, me seli në Tokio, ndërsa nuk është e qartë kur dhe ku ka vdekur.

Trupi i gazetares Mika Yamamoto, një korrespondente lufte për shtypin Japoni është transferuar në Turqi, ka deklaruar Masaru Sato, një përfaqësues i diplomacisë japoneze për “Associated Press”.

Një video e postuar në YouTube të hënën nga një aktivist në Siri tregon trupin e vdekur të një gruaje aziatike, të mbuluar me batanije, ku i shihet vetëm fytyra, raportojnë agjencitë e huaja të lajmeve.

Një gazetar i Associated Press, i cili kishte punuar me Yamamoto dhe kishte parë videon ka konfirmuar identitetin e saj.
Ndërkaq, në video, Ahmed Ghazali, një luftëtar në qytetin verior Azaz, ka thënë se Yamamoto është vrarë në Aleppo.

“Ne mirëpresim çdo gazetar që dëshiron të hyjë në Siri”, ka thënë Ghazali. “Ne do të sigurojmë hyrjen e tyre, por ne nuk jemi përgjegjës për brutalitetin e (Presidentit sirian Bashar) forcave të Assadit ndaj mediave”, citohet të ketë thënë ai.

Yamamoto më herët kishte raportuar edhe nga Afganistani dhe Iraku. /Telegrafi/

 


 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
14:08 / 19.05.2013
Beyonce

Beyonce synoi të bëhej sikur Whitney Houston

Superylli amerikan, Beyonce, ka deklaruar se ajo ka synuar dikur që të bëhet e talentuar dhe e famshme sa Ëhitney Houston.
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.