Situata në veri imponon forca shtesë të NATO-s

22:20 / 24.08.2012
Situata e përgjithshme në veri të Kosovës është edhe më tutje e brishtë dhe ekziston mundësia për përkeqësim të gjendjes. Kjo është arsyeja përse komanda e KFOR-it ka kërkuar aktivizimin e batalionit gjermano-austriak të forcave operative rezervë (ORF), njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë.

Komandanti i KFOR-it, si theksohet në ueb faqen e kësaj ministrie, sheh edhe më tutje “potencial për përkeqësim të ri të gjendjes”. Duke u nisur nga ky vlerësim i gjendjes, komandanti i KFOR-it, nëpërmjet shërbimeve të NATO-s, ka kërkuar mbetjen e batalionit ORF në Kosovë të paktën deri më 15 dhjetor.

Batalioni italian ORF, që momentalisht gjendet në Kosovë, do të jetë në dispozicion vetëm deri në shtator dhe kjo është arsyeja që Komanda e NATO-s në Napoli më 22 gusht ka dhënë paraurdhër për aktivizimin e batalionit rezervë austriako-gjerman, i cili tashmë është në gjendje gatishmërie, thuhet në ueb faqe, raporton Koha.

Ky batalion duhet të zëvendësojë batalionin italian deri më 30 shtator dhe të jetë në gatishmëri të plotë deri më 1 tetor. Qëllimi është, si theksohet që në këtë mënyrë të përkrahet stabilizimi i mëtejshëm dhe përmirësimi i gjendjes së sigurisë në veri të Kosovës. Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes e Austrisë ia konfirmoi agjencisë serbe Tanjug se është duke u përgatitur dërgimi i batalionit të përbashkët me Gjermaninë. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
12:58 / 23.05.2013

Gili, e kënaqur me këngën e re

Gili është shprehur e kënaqur me suksesin që po shijon videoprojekti i saj rikthyes në skenë, “Shpejt Festove”.
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
11:46 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

Kuvendi, në fund të qershorit raportin për faturat e KEK-ut

Komisioni i formuar nga Kuvendi i Kosovës, për hetimin e faturave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për janar ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.