“Skaj”: Lustrimi, eliminime politike

11:34 / 4.08.2012
Mediat opozitare maqedonase e kanë quajtur lustrimin si formë të ashpër të ndjekjes dhe pastrimit të hesapeve politike në Maqedoni.

Kjo ka të bëjë me vendimin e ri të Komisionit për Lustrimin, që shpalli publike dosjet e 11 personave publik që janë shpallur si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete në të kaluarën, kryesisht të ish-UDB-së.

Portali “Skaj” ka shkruar sot se bëhet fjalë për larje hesapesh me njerëz që nuk i konvenojnë pushtetit aktual. Në këtë rast është përmendur rasti i regjisorit dhe kryetarit të Fondacionit Shoqëria e Hapur në Maqedoni, Vladimir Milcin, i cili është shpallur në listën e 11-shes si ish-spiunë.

“Të gjitha takimet me këtë personalitet janë bërë me kërkesë të shërbimit sekret, për shkak të veprimtarisë së tij armiqësore të zbardhur edhe përmes dokumentit 7 të dosjes. Por shihet qartë se është keqpërdorur procesi dhe bëhet fjalë për skenar për eliminimin politik të disa personalitete”, shkruan portali “Skaj”.

Edhe në rastet e tjera mediat opozitare theksojnë se nuk konfirmohet saktësisht se personat e publikuar vullnetarisht kanë pranuar bashkëpunim me shërbimin sekret. Personat e përmendur kanë paralajmëruar se do të vijojnë procesin nëpër gjykata dhe duke shkuar edhe në adresë të gjykatave ndërkombëtare. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:04 / 22.05.2013
Jennifer Aniston

Aniston ka qarë për Jolien

Jennifer Aniston raportohet se ka qarë kur ka dëgjuar për largimin e dyfishtë të gjinjve të Angelina Joliet dhe tash dës...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
10:52 / 22.05.2013
Foto: Arkiv

Pulat e Fushë Kosovës!

Komuna e Fushë Kosovës ka investuar në “kultivimin” e pulave vojse. Në fillim të javës së ardhshme kjo komunë do t'...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.