Skandaloze: E prostituonin gruan e huaj

14:53 / 18.08.2012
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë për shfrytëzim prostitucioni. Personat e arrestuar janë Kasem Deçka, 21-vjeç, Arsid Logli , 29-vjeç dhe Marin Batha 20 vjeç. Të tre këta persona shfrytëzonin seksualisht një femër të moshës 24 vjeçe, të martuar, duke e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 1 mijë lekë të reja për person.

Vajza me inicialet D.R, 24 vjeçe, ka vënë në dijeni bashkëshortin dhe vëllain e saj për kërcënimin. Ajo ka thënë se këta persona e kërcënonin me armë të ftohta, duke e detyruar të kryej seks me pagesë me persona të tjerë.

Pas kësaj bashkëshorti i gruas ka marrë një armë të ftohtë, sopat, dhe po priste këta shtetas të vinin për të marrë bashkëshorten e tij. Njoftimi i policisë ka bërë që të shmanget ngjarja e rëndë që mund të ndodhte, raporton NOA.

Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar tre personat. Vajza 24-vjeçare, ka deklaruar në polici se tre të rinjtë nën kërcënimin e një thike e kanë detyruar që prej janarit të vitit 2012 e deri tani të kryente marrëdhënie seksuale me këta tre shtetas, si dhe me shtetas të tjerë që i sillnin këta kundrejt pagesës 1 mijë lekë të reja për person. /Telegrafi/
 

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
9:14 / 18.05.2013
Getoar Selimi

Geti: Kam vepra, jo fjalë

Lideri i Babastars, Getoar Selimi, i është kundërpërgjigjur Noizyt, pas ofendimeve publike të këtij të fundit bërë nda...
Teknologji
9:45 / 18.05.2013
Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Modeli i shumë-përfolur i telefonit të mençur Lenovo tashmë është prezantuar me karakteristikat e tij të veçanta.
Ekonomi
16:34 / 17.05.2013
Foto: Arkiv

Mbi 3600 projekte presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë

Një numër i madh i fermerëve, po presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë. Janë rreth 3627 projekte të ndryshme t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.