Skenari i sulmit mbi Iranin

21:39 / 15.08.2012
Era e një lufte kundër Iranit ndjehet prej ditësh në shtypin izraelit. Parashikohet të jetë një sulm i koordinuar kibernetik, i papreçedent, që do të ndërpresë brenda pak minutash internetin, lidhjet telefonike, radion, televizionin, komunikimet satelitore dhe lidhjet e fibrave optike të ndërtesave strategjike të Iranit.

Qëllimi: “Regjimi iranian nuk duhet të kuptojë asgjë se çfarë ndodh brenda kufirit të tij”. Pjesë të skenarit, i cilësuar nga mediat si “hollivudian”, u publikuan nga Richard Silverstein, i njohur nga të gjithë si “Wikileaks-i i Izraelit”.

Në faqen e tij online, "Tikum Olam" (Të ndreqim botën), ai publikoi një copëz të dokumentit që do t’i kalojë ekipit të sigurisë, i cili merr vendime të rëndësishme për vendin, raporton Top Channel.

Në fillim: Përmes një teknologjie shumë të avancuar, do të nxirren jashtë përdorimit bazat nëntokësore të raketave të Korramabadit dhe Isfahanit. Çentralet elektrike do të paralizohen nga qarqet e shkurtër të shkaktuar nga municione në fibra karboni.

Faza e dytë: Dhjetëra raketa balistike, që do të godasin nga një distancë prej 300 km, do të lëshohen nga nëndetëset izraelite të vendosura pranë Gjirit Persik.

Faza e tretë: Përfshin raketa “Cruise” që do të godasin sistemet e komandës, të kërkimit dhe zhvillimit, si dhe shtëpitë e personelit të përfshirë në planet e pasurimit të uraniumit.

Pas kësaj sateliteti “TekSar” do të kalojë mbi Iran, për të vëzhguar dëmet që u janë shkaktuar objektivave. Informacioni do t’i përcillet avionëve në fluturim mbi Teheran dhe aleatit, SHBA.

Objektivi është dyplanësh: Të shkatërrohet aftësia e zhvillimit bërthamor të regjimit islamik dhe shmangia e një kundërsulmi, duke vënë në shënjestër bazat e raketave.

Të mërkurën paradite, ish-gjenerali Matan Vilnai thotë se konflikti mund të zgjasë 30 ditë dhe mund të jetë në disa fronte njëherësh. Kundërpërgjigjia e artilerisë së Iranit mund të shkaktojë 500 viktima. Sipas tij, Izraeli duhet t’i bëjë ballë edhe raketave të Hezbollahut nga Libani dhe atyre të Hamasit nga Rripi i Gazës.

Frika e izraelitëve shtohet edhe pas operacionit të së mërkurës nga rreth 90 policë gjermanë në Hamburg, Oldenburg dhe Vajmar, ku të paktën katër persona u arrestuan, 1 shtetas me pasaportë nga Gjermania dhe tre të tjerë me shtetësi të dyfishtë, gjermane dhe iraniane. Ata akuzohen se kanë eksportuar në Iran pjesë për ndërtimin e një reaktori bërthamor, duke shkelur embargon në fuqi përmes kompanive në Turqi e Azerbajxhan, në këmbim të miliona eurove.

Në javët e fundit janë rritur spekulimet në lidhje me mundësinë e një sulmi izraelit mbi aktivitetet bërthamore të Iranit, për të cilat shteti hebre dhe shumë shtete të komunitetit ndërkombëtar besojnë se fshehin një program të armëve bërthamore. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.