Skenderaj: 33 vjeçarja humb jetën aksidentalisht

10:47 / 2.10.2012
Një femër e moshës 33 vjeçare, e përkatësisë etnike serbe ka humbur jetën aksidentalisht, pasi është goditur nga rimorkio e traktorit në fshatin Bajë të Skenderajt.

Në bazë të hetimeve preliminare të rastit, aksidenti besohet të ketë qenë shkaktuar në momentin kur bashkëshorti i viktimës, kishte tentuar të bashkëngjis rimorkion traktorit.

“Rreth orës 10:20min, njësitë policore të stacionit Skenderaj, së bashku me hetuesit dhe teknikët e kriminalistikës i janë përgjigjur një ngjarjeje aksidentale, që ka rezultuar me humbje tragjike të jetës së një personi”, njofton Policia.

Besohet se bashkëshorti i viktimës ishte duke manipuluar me traktorin e tij, me qëllim që t’i bashkëngjis rimorkion, ndërsa në një moment, rimorkio besohet të ketë rrëshqitur dhe duke bërë rrugë mbi 5 metra, godet viktimën, të së cilës fillimisht i shkakton lëndime të rënda trupore, ndërsa transportohet me urgjencë në qendrën spitalore në veri të Mitrovicës.

Sipas raportit të mjekëve kujdestar, viktima kishte arritur pa shenja jete në spital.

Prokurori publik i prokurorisë së qarkut në Mitrovicë është informuar lidhur me rastin, ndërsa në mungesë të elementeve të veprës penale, i njëjti ka autorizuar që trupi i pajetë i viktimës të lirohet familjarëve të tij, kurse rasti të regjistrohet si vdekje aksidentale. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim
 
 
Magazina
20:06 / 22.05.2013
Justin Bieber

Justin Bieber t’i padisë mysafirët e tij?

Justin Bieber do të kërkojë dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh nëse ndonjë prej mysafirëve të tij të ftuar në f...
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.