Skenderaj: Zjarrëvënie në një autobus

12:40 / 23.10.2012
Policia e Kosovës njoftoi se një autobus, tip “Mercedes” model 350, me targa vendore, besohet se është djegur si rezultat i zjarrvënies së qëllimshme.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 03:30min, në fshatin Pemishtë të Skenderajt, përkatësisht në afërsi të pompës së derivateve “Nebi Petroll”.

“Dëme të konsiderueshme materiale janë shkaktuar në autobus ndërsa nuk është raportuar për të lënduar në njerëz. Hetuesit policor dhe teknikët e kriminalistikës të cilët kanë bërë këqyrjen dhe mbledhjen e provave materiale nga vendi i ngjarjes, besojnë se rasti mund ndërlidhet me vepër penale të zjarrvënies së qëllimshme”, thuhet në kumtesë.

Hetuesit policor kanë kontaktuar viktimën e këtij rasti, një 32 vjeçar, i cili është intervistuar nga policia.

Policia e Kosovës ka regjistruar rastin si vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” ndërsa rrethanat dhe motivet e rastit të regjistruar, mbeten të panjohura deri në këtë moment. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim
 
 
Magazina
18:24 / 19.06.2013
Iggy Azalea

Iggy Azalea nuk ka operuar prapanicën

Reperja australiane, Iggy Azalea, ka hedhur poshtë spekulimet se ajo ka rritur prapanicën e saj me implante të silikonit.
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.