Sokol Olldashi u kujdes për lirimin e Ilir Xhakjës

12:17 / 21.09.2012

Hetimet lidhur me vrasjen tronditëse të komisarit të policisë së Shijakut, Ademi Tahiraj, kanë nxjerr në pah fakte të reja të cilat e ndërlikojnë së tepërmi ngjarjen. Vëllai i Ilir Xhakjës, Fatbardhi, rezulton se është nënkryetar i komunës Katundi i Ri. Kjo komunë drejtohet nga Partia Demokratike dhe njihet si bastion i saj.

Ndërkohë, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Mbrojtjes ka zbuluar se dy kolegët që shoqëronin Tahirajn nuk i kanë dalë në mbrojtje. Fatmir Hoxha dhe Kastriot Gosturani janë arrestuar me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Ilir Xhakja, i akuzuar si autori i vrasjes së Tahirajt, duket se “është i pamposhtur”, pasi përveçse ndaj tij nuk rezistoi sistemi i drejtësisë, edhe efektivët e policisë u treguan të pafuqishëm në parandalimin e vrasjes.

Për Xhakjën nuk është hera e parë që kryen vrasje në prani të forcave të policisë së shtetit. E njëjta situatë ka ndodhur edhe në vitin 1998, kur Ilir Xhakja ka vrarë E. Shegën nga Peqini, vrasje kjo të cilën e ka kryer në sy të dy ish-policët, U. Koka dhe M. Zhiti.

Ashtu si Iliri, edhe i vëllai 42-vjeçar, edhe pse është arrestuar në vitin 2008 për trafikim të makinave të vjedhura, ka arritur të shpallet i pafajshëm, raporton “Shekulli”.

Në një raport konfidencial që i është dërguar CIA-s dhe FBI-së, si edhe ambasadës amerikane në Tiranë, thuhet se klani “Xhakja” ka lidhje të forta me Partinë Demokratike dhe veçanërisht me ministrin e Transportit, Sokol Olldashi. Ai ishte deputet i kësaj zonë në kohën kur sistemi zgjedhor ishte i ndarë në zona të veçanta zgjedhore.

Në këtë raport thuhej se “Olldashi po kujdeset personalisht që kjo çështje të mbyllet, si shpërblim për ndihmën që ka dhënë klani ‘Xhakja' gjatë zgjedhjeve të 2005”. Dhe, në fakt kështu ka rezultuar, pasi Xhakja fitoi lirinë. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.