Sondazhi: PDK 31, LDK 26, VV 20 për qind

20:23 / 22.05.2013

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, atëherë Partia Demokratike e Kosovës do të merrte 31 për qind të votave të qytetarëve të Kosovës, thuhet në një sondazh të publikuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Partia e dytë, me pesë për qind më pak vota (26 për qind), do të renditej Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje renditet si partia e tretë (20 për qind), me një diferencë prej njëmbëdhjetë për qind krahasuar me PDK-në, kurse gjashtë për qind më pak se LDK, raporton Express.

Partia e Ramush Haradinajt ka zënë pozitën e katërt me 14 për qind, ndërsa AKR-ja e Pacollit me vetëm 2 për qind, transmeton Express.

Në anketën që e ka realizuar Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë (QKSS), respondentët janë përgjigjur pyetjes së hapur: "Nëse zgjedhjet e Kosovës do te mbaheshin sot, për cilën parti politike do të votonit?".

Pak më shumë se 31 për qind thanë se do të votojnë për PDK, pasuar nga LDK me 26 për qind , Lëvizja Vetëvendosje me 20 për qind , AAK me 14 për qind , AKR me 2 për qind dhe PD me 1 për qind .Të tjera 6 për qind u emëruan për partitë e tjera politike ose grupe qytetare. Ata që thanë se do të votojnë për PD, Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së ishin më shumë të siguritë se patjetër”

Gazeta Express ka publikuar më 26 Mars të këtij vitit një sondazh ndërkombëtar, i cili nuk ndryshon shumë nga ky i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë.

Sipas të cilit, PDK prin, e pasur nga LDK, Vetëvendosje, AAK dhe AKR.

Në pyetjen se për cilën parti do të votonin po të mbaheshin zgjedhjet sot, kosovarët janë përgjigjur kështu: PDK-në do ta votonin 32 për qind, LDK-në 24, Vetëvendosjen 21, AAK-në 17, AKR-në 3 dhe Partinë Liberale Serbe 3 për qind. Të gjitha partitë tjera, përfshi edhe atë të Fuad Ramiqit, marrin më pak se 1 për qind të votave.

Jo më shumë se 5 për qind të kosovarëve ende nuk kanë vendosur tamam se kujt do t-ia hedhin votën. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.