Sot, varrimi i Arbën Xhaferit
Varrimi i ish liderit të Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Arbën Xhaferi, do të bëhet të enjten. PDSH-ja bëri të ditur se mbledhja komemorative do të mbahet në orën 12.00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa kortezhi për përcjelljen e të ndjerit do të niset nga qendra e Tetovës në orën 13.30 për në varrezat e qytetit, njofton Zhurnal.
Xhaferi një nga themeluesit e Partisë Demokratike Shqiptare, njihej për qëndrimet e tij radikale veçanërisht për kërkesat e tij për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë.
Ai vdiq në moshën 64 vjeçare si pasojë e një sulmi të hemorragjisë cerebrale. /Telegrafi/