Spahiu: Partitë shqiptare në Maqedoni mendojnë vetëm për pushtet

18:31 / 17.06.2012
Kreshnik Spahiu, lideri i Aleancës Kuq e Zi (AK) në Kongresin e djeshëm mbarëkombëtar ka folur edhe për shqiptarët në Maqedoni dhe gjendjen e tyre, duke i akuzuar se ato janë të paafta dhe mendojnë vetëm për pushtet.

“Aleanca Kuqezi nuk e sheh të keqen te fqinjët, por tek elita politike shqiptare e paaftë, e korruptuar, e inkriminuar, vasale dhe qeverisjet shqiptare si pengesa serioze jo vetëm për bashkimin e shqiptarëve, por edhe si kundërshtare të procesit të anëtarësimit në BE”, theksoi Spahiu në fjalimin e tij.

Sipas tij, në Maqedoni shqiptarët trajtohen si qytetarë të dorës së dytë dhe klasa politike shqiptare është tejet e konsumuar me liderët e tyre konservatorë dhe armiqësorë me njëri-tjetrin.

“Lëvizjet politike shqiptare nuk duhet të mendojnë të ndajnë pushtetin dhe qeverisjen me maqedonët, por të bëhen avokatë të të drejtave të shqiptarëve, duke u tërhequr nga koalicioni qeveritar dhe duke bërë bashkimin e tre partive shqiptare në opozitë, të mbrojnë të drejtat kushtetuese të shqiptarëve, si dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Klasa politike shqiptare në Maqedoni duhet të pastrohet nga korrupsioni politik dhe të tregojë se është një elitë me mentalitet evropian më të lartë se maqedonasit”, theksoi Spahiu, transmeton INA.

Ai ka shprehur shqetësimet se shqiptarët dhe shoqëria civile, e cila, disa herë, është tubuar në revoltat për të drejtat e tyre, duhet të mos përdorin flamuj arabë e turq por të udhëhiqen në misionin e tyre nga flamuri ynë kombëtar, pasi ata nuk janë vetëm, por në krah kanë 10 milionë kuqezinj. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
16:07 / 19.05.2013
Geti dhe Bleona Qereti

“Po T’shoh Përmas”, lansohet videoklipi i jashtëzakonshëm

Një prej hip hop grupeve më të suksesshme shqiptare, Tingulli 3nt, ka publikuar projektin e ri, këngën me videoklip të ti...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.