Spahiu synon elktoratin e zhgënjyer të PD-së dhe PS-së

20:45 / 6.08.2012
Kur kanë mbetur edhe 10 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme, partitë politike kanë nisur kalkulimet elektorale. Edhe Aleanca Kuqezi tashmë ka kristalizuar objektivat elektorale në këtë përballje të parë me qytetarët shqiptarë. Por cilët do të jenë aleatët e mundshëm të kësaj force politike?

"Ne kemi zgjedhur mënyrën e koalicionit me të zhgënjyerit, të papunët, me lëvizjet patriotike, kemi afro 15 parti të vogla, të cilat nuk i publikojmë për shkak të mos jenë subjekte të presionit nga regjimi mafioz i Sali Berishës dhe ne natyrisht kërkojmë një pjesë të elektoratit pa hyrë në terrenin e dy partive të mëdha. Mendojmë se ka një shtresë, e cila është kundra PD dhe PS.Shqiptarët kanë përfunduar në 38 % që votojnë PD-në dhe PS-në se i shikojnë si dy trena relike të vjetër. Njëri tren rus dhe tjetri tren kinez dhe fatkeqësisht kanë mbetur në udhëkryq. Është koha natyrisht, që shqiptarët të gjejnë një tren alternativ më të shpejtë", tha Spahiu.

Spahiu, sipas Top Cahnnel, pohon se fokusi AK-së do të jetë tek ata qyteratë të cilët nuk votojnë PD-në dhe PS-në dhe ata që cilësohen si votues indiferent, për të cilët Spahiu thotë se janë gati gjysmë milion votues.

"Në Shqipëri kemi një qeveri dhe një opozitë false, e cila në rastin më të mirë nuk kalon 1/3-tën e qytetarëve me të drejtë vote. Referuar të dhënave dhe statistikave të OSBE-ODIHR dhe KQZ-s në Shqipëri janë 3.1 milion votues. Partia Demokratike ka 610 mijë vota me gjithë votat e vjedhura dhe PS ka 620 mijë vota. Të dyja sëbashku bëjnë 38%. Votat e PS përbëjnë 19 deri në 20 %, që do të thotë se jo çdo element opozitar nënkupton se duhet të jetë socialist. Ne mendojmë se ka një 62% në të cilin janë afro 350 mijë vota të partive të tjera që nuk votojnë PD-në dhe PS-në, afro 450 mijë votues indifferent të cilët presin me padurim alternativa të reja dhe kemi një numër të lartë të votave të emigrantëve. Në këtë kontekst ne mendojmë që shqiptarët kërkojnë një Shqipëri tjetër dhe ka një pjesë të madhe të popullsisë, e cila pret të hipi në trenin alternativ", tha Spahiu.

Lënien hapur të mundësisë nga Edi Rama për një koalicion pse jo edhe më AK-në, sipas Kreshnik Spahiut është një ftesë, e cila vjen në një moment, kur Rama dhe Berisha finalizuan pazarin politik të radhës, që ishte Kodi Zgjedhor. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Kreshnik Spahiu
Kreshnik Spahiu
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.