Spindelegger: Është vonuar Tadici...
Zëvendës kancelari dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Michael Spindelegger, ka vlerësuar se nga ana serbe është paksa vonë për takimin simbolik të ish-presidentit të Serbisë, Boris Tadic, dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit. Sipas tij, presidenti Nikoliq duhet të gjej gjestin me të cilin do të tregojë se është i vetëdijshëm për të kaluarën.
"Nga ana serbe është paksa vonë për takimin simbolik të Tadiqit dhe Thaçit, por është mirë kur liderët ulen në një tavolinë për të biseduar për ardhmërinë e vendeve të veta”, ka thënë Spindelegger për “Vecernji List”. “Serbia duhet të pranojë çka ka ndodhur në të kaluarën, ndërsa i takon presidentit që të gjej masën adekuate si ta bëjë këtë. Duhet të gjendet gjesti me të cilin do të tregohet se është i vetëdijshëm për këtë”. /Telegrafi/