Spindelegger: Kufijtë Kosovë-Serbi të paprekshëm

8:49 / 28.09.2012
Ministri i jashtëm i Austrisë, Michael Spindelegger, ka thënë se vendi i tij nuk pret që Serbia ta njohë Kosovën tani, por “të zgjidhen çështjet që kanë të bëjnë me jetën e përditshme”.

Spindelegger i ka bërë këto komente gjatë takimit me ministrin e Jashtëm serb, Ivan Mërkic, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Duke komentuar idenë për ndarjen e Kosovës, kryediplomati austriak ka thënë se “tema e kufijve të rinj nuk është në rendin e ditës”.

“Kufijtë janë të përcaktuar dhe tani është e rëndësishme që brenda atyre kufijve të arrihet deri te një zgjidhje e pranueshme për të dy popujt”, ka thënë Spindelegger.

Ditë më parë, kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se ndarja e Kosovës “është zgjidhja e vetme reale”.
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Michael Spindelegger
Michael Spindelegger
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.