Stafi lokal i UNMIK-ut në veri të Mitrovicës - pa rroga!

22:52 / 28.12.2012
Zëdhënësi i UNMIK-ut, Olivie Salgado, njoftoi sot se zyra e UMIK-ut në Mitrovicë, për arsye të zvogëlimit të buxhetit, pas Vitit të Ri nuk do të vazhdojë kontratat me të punësuarit e atjeshëm që i takojnë stafit lokal.

Në njoftim përkujtohet se zyra në Mitrovicë është instaluar në vitin 2002 dhe se përkohësisht është financuar nga buxheti i Kosovës.

Nga viti 2011, pa kurrfarë konsultimi paraprak autoritetet kosovare kanë zvogëluar mjetet për buxhetin e kësaj zyre, tha Salgado, transmeton koha.net.

Pas instalimit të Zyrës Administrative të Republikës së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës, nga qershori i këtij viti u ndalën rrogat për stafin lokal që punonte për UNMIK-un.

“Megjithëkëtë, misioni i UNMIK-ut do të vazhdojë të angazhohet me faktorët relevantë për gjetjen e zgjidhjeve praktike për popullsinë dhe për të shmangur pasojat eventuale negative”, tha zëdhënësi i misionit, duke shtuar se ajo do të bëjë të gjitha përpjekjet për të përmbushur rolin e saj në parandalimin e konflikteve dhe në ndërmjetësim. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.