Stafi me diploma të panostrifikuara, kundërligjor

12:29 / 6.10.2012
Çdo i punësuar në institucionet e Kosovës dhe që konkurron në konkurset për punësim me diplomë të panostrifikuar, ka bërë shkelje. Më shumë shkelje llogaritet se ka bërë institucioni që ka pranuar dokumentacion të tillë.

Ndonëse, për këtë shkelje Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka paralajmëruar institucionet e Kosovës, veçanërisht Universitetin e Prishtinës (UP) që të marrë masa ndaj stafit akademik dhe ata që janë në pozita e nuk kanë të nostrifikuar diplomat, në UP është pranuar staf akademik dhe kanë qenë në konkurrencë për pozita udhëheqëse njerëz me diploma të panostrifikuara.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në konkursin e fundit për pranimin e stafit të ri akademik.

Burime zyrtare brenda UP-së në kushte anonimiteti kanë deklaruar për “Zërin” se në konkursin për staf akademik kandidatë për mësimdhënës në UP kanë kaluar në komisionin e fakulteteve dhe në komisionin e Rektoratit me vlerësim pozitiv për të dalë në votim në Senat pa pasur diplomën të nostrifikuar.

Ndërkohë që edhe pse më 29 qershor Ministria e Arsimit pati kërkuar nga Universiteti që të respektojë normat ligjore gjatë zgjedhjeve që u mbajtën në këtë universitet, gjendja vazhdon të jetë e njëjtë.

Në vitin 2009, MASHT pati nxjerrë udhëzimin e ri administrativ “Parimet dhe procedurat e njohjes së diplomave të shkollave të larta profesionale dhe gradave universitare të fituara jashtë Republikës së Kosovës”, përmes të cilit do të bëhej vlerësimi dhe njohja e diplomave të fituara jashtë vendit që kryhet nga Komisioni Kombëtar për Njohje.

Mbështetur në këtë vendim, Ministria e Arsimit u ka bërë thirrje disa herë institucioneve të Kosovës që të mos ketë në marrëdhënie pune punëtorë që nuk kanë të nostrifikuar diplomat. Këtë e ka konfirmuar edhe njëherë të premten për “Zërin” zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa.

Gazeta ka provuar të marrë më shumë të dhëna rreth nostrifikimeve dhe numrit të saktë të aplikacioneve për këtë në MASHT, por Ragip Gjoshi, këshilltar i deritashëm për informim në këtë ministri, nuk është deklaruar rreth kësaj çështjeje, duke bërë të ditur se zëdhënës i kësaj ministrie është tash e tutje Arbër Morina, i cili ndonëse i kontaktuar nga gazeta, nuk është përgjigjur në telefon.

Ndërkaq, zëvendësministri Mustafa është përgjigjur shkurt se në Ministrinë e Arsimit bëhet nostrifikimi i diplomave, por ekziston një numër jo i vogël i atyre që punojnë në institucione të Kosovës me diploma të panostrifikuara.

Me legjislacionin në fuqi, ai thotë se kjo është shkelje, pasi nuk dihet saktë se çfarë ka kryer ai punëtor dhe sa është valide diploma e tij. Mustafa thekson se nuk mund të pranohen as në konkurse ata që nuk dorëzojnë diplomën e nostrifikuar. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ministri i Arsimit, Ramë Buja
Ministri i Arsimit, Ramë Buja
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
9:37 / 20.06.2013

Çipsat nga Serbia futen me çmime dumping në Kosovë

Konkurrenca në treg veç tjerash ka për qëllim kryesorë sigurimin e çmimeve të favorshme dhe reale për konsumatorë. Nga...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.