Stojic mohon pjesëmarrjen në vrasjen e Adem Byqmetit

18:24 / 12.02.2013

Momcilo Stojic, i arrestuar menjëherë pas vrasjes së Adem Byqmetit, i cili është babai i Ivan Stojicit dhe axha i Radovan Stojicit, të dy këta të vetëdorëzuar në Kragujevc si tw dyshuar pwr vrasjen e Byqmetit , ka thënë se nuk ka lidhje me vrasjen dhe se ai nuk është pjesëmarrës apo ndihmës i vrasjes.

Momcillo Stojiq (1961) nga Poneshi i Gjilanit është marrë në pyetje nga Prokuroria Themelore të martën. për të sqaruar detaje rreth vrasjes së Adem Byqmetit më 17 janar 2013.

Stojic, sipas prokurorit të rastit Afrim Shefkiu e ka mohuar veprën në tërësi.

“Unë s`kam lidhje me vrasjen e as që kam ndihmuar në vrasjen e Adem Byqmetit. I njoh të dy të dyshuarit, meqë njëri është djali im e tjetri djali i vëllait, por s`kam lidhje me vrasjen”, ka deklaruar Stojic, transmeton rajonipress.

Ai nuk e ka mohuar gjetjen e revoles së tij në vendin e ngjarjes për të cilën ka thënë se është e tija , por është marrë nga djali i tij Ivani pa dijeni e tij.

Për vrasjen e Adem Byqmetit pritet të merren në pyetje edhe dëshmitarë të tjera, jashtë dy të dyshuarve kryesor , Radovan Stojic dhe Ivan Stojic, të cilët u vetëdorëzuan në Gjykatën e Kragujevcit, më 21 janar 2013, ku edhe u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Në Prokurori pritet të jep deklaratë edhe pala e dëmtuar dhe njëkohësisht i plagosur në ditën kritike Ramiz Byqmeti.

Ndryshe, Adem Byqmeti (1973) ishte vrarë më 17 janar 2013 tek vendi i quajtur “Mali i Letevcit” në Ponesh derisa po prente dru me të vëllain Ramizin, i cili gjithashtu ishte plagosur rëndë. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.