Strukturat e PDK-së po e shtrijnë paaftësinë në arsim

14:58 / 23.07.2012
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar të hënën ndaj vendimit të ministrit të Arsimit, Ramë Buja lidhur me emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së, duke theksuar se përbërja dëshmon për mosnjohje të natyrës së punës së Këshillit Drejtues të UP-së, meqë ministri ka deleguar gazetarë e pedagogë pa ndonjë lidhje me universitetin dhe me jetën akademike.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, të hënën ka emëruar 4 anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës (Elife Podvorica, muzikologe, Arben Fetoshi, drejtor i Radio Kosovës, Muharrem Nitaj, gazetar, dhe Nezir Çoçaj, drejtor i Institutit Pedagogjik të Kosovës), që në KD e përfaqësojnë atë dhe dikasterin që drejton ai.

Sipas LDK-së, përbërja dëshmon për mosnjohje të natyrës së punës së Këshillit Drejtues të UP-së, meqë Buja ka deleguar gazetarë e pedagogë pa ndonjë lidhje me universitetin dhe me jetën akademike.

“Këshilli Drejtues i UP-së duhet të përbëhet nga profesionistë, njerëz me kredibilitet të lartë dhe që i njohin rrjedhat në jetën akademike, si dhe lidhjen e sistemit të arsimit të lartë me ekonominë e tregut. Lidhja Demokratike e Kosovës edhe një herë shpreh shqetësimin e vet për zhvillimet në UP dhe në tërë sistemin arsimin publik të Republikës së Kosovës”, thuhet në kumtesën e kësaj partie.

Lidhja Demokratike e Kosovës thekson se struktura politike e PDK-së në MASHT, tërësisht jokompetente, po e shtrin paaftësinë e vet në tërë sistemin e arsimit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:13 / 23.05.2013
Jon Bon Jovi

Bon Jovi kritikon Justin Bieberin

Rokeri legjendar, Jon Bon Jovi, e ka kritikuar ashpër superyllin Justin Biebrer, duke e quajtur atë të papërgjegjshëm.
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.