Sudani kërkon të dënohet sulmi i Izraelit

8:44 / 25.10.2012
Sudani ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara që ta dënojë Izraelin për një sulm ajror, në një fabrikë të armëve në Khartoum të Sudanit.

Qeveria e Izraelit deri më tani ka refuzuar të komentojë lidhur me akuzat e Sudanit për sulmin.

Ministri izraelit i mbrojtjes i tha televizionit të Izraelit se ai nuk mund të komentojë asgjë lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë, ministri i Informacionit i Sudanit, Ahmed Belal Osman u ka thënë gazetarëve se “katër aeroplanë ushtarakë sulmuan lokacionin Yarmouk, ku pati shpërthime dhe zjarre të mëdha gjatë mbrëmjes të së martës dhe ku, sipas zyrtarëve, dy njerëz humbën jetën.

Ai thotë se janë gjetur dëshmi në mbetjet e eksplozivëve se Izraeli e ka sulmuar këtë lokacion dhe se Sudani ka të drejtë të reagojë në kohën dhe vendin e dëshiruar.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ambasadori i Sudanit në OKB, Daffa-Alla Elhag Ali Osman kërkoi që këshilli ta dënojë këtë incident, duke e quajtur “shkelje flagrante të konceptit të sigurisë dhe të paqes”. /Rel/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:08 / 19.06.2013
Rita Ora dhe Madonna

Rita Ora dëshiron duet me Madonnan

Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, është duke shpresuar se roli i saj në linjën e modës së Madonnas, “Material...
Teknologji
20:19 / 19.06.2013
LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG është rrugës për tu bërë prodhuesi i parë i cili do të bëjë prodhimin në masë të ekraneve fleksibile dhe të pa...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.