Sulm me bombë e armë automatike në Zubin Potok

11:27 / 19.07.2012
Policia e Kosovës ka njoftuar për sulm të armatosur në tri lokacione të ndara në Zubin Potok gjatë natës, ndërsa sulm ka pasur edhe në shtëpinë e një eprori të Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë sulm me armë automatike dhe një shpërthim janë regjistruar në mes të orës 01:40 dhe 02:20 min, të natës, në tri objekte të ndryshme në Zubin Potok.

“Në bazë të raporteve të para policore mësohet se sulmet e armatosura dhe të koordinuara kishin ndodhur në objektin e “KEP” bankës, në objektin e një radiostacioni lokal “Radio Kolashin” dhe në shtëpinë private të një eprori të policisë së Kosovës, në Zubin Potok. Nuk është raportuar për persona të lënduar”, thuhet në kumtesë.

Policia ka identifikuar lokacionet dhe objektet të cilat ishin cak i sulmeve të armatosura ndërsa ekzaminimet e vendeve të ngjarjes janë proceduar nga njësitë përkatëse hetimore të drejtorisë rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, EULEX-it dhe ekspertëve të KFOR-it për identifikim të mjeteve eksploduese.

Janë regjistruar dëme materiale në objektin e “KEP” bankës, dhe të radio stacionit lokal “Kolashin”, objekte këto në afërsi me njëra tjetrën ndërsa janë regjistruar si të identifikuara mbi pesëdhjetë (50) gëzhoja të armës automatike të cilat besohet se janë përdorur nga kryesit e aktit kriminal.

Ndërsa në shtëpinë private të eprorit policor të Kosovës, janë regjistruar dëme të konsiderueshme materiale nga të shtënat me armë zjarri dhe nga shpërthimi i mjetit eksplodues që besohet të jetë një granatë dore.

Në momentin e sulmit të armatosur, në shtëpi gjendeshin eprori i policisë së Kosovës së bashku me familjen e tij.

Veç dëmeve në shtëpinë e eprorit policor, nga të shtënat është dëmtuar edhe vetura e tij private, tip “Renault”. Së paku njëzet (20) gëzhoja janë gjetur dhe marrë si pjesë e provave materiale.

Këqyrja e vendit të ngjarjes dhe zhvillimi i hetimeve fillestare me autorizim të prokurorit publik, janë në procedim. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
10:22 / 21.05.2013
Johnny  Depp dhe Amber Heard

Depp nuk është më joshës për femrat

Të qenit seks simbol dhe joshës për femrat duket se nuk është më realitet për Johnny Depp, edhe atë për faj të së da...
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
9:47 / 21.05.2013

S’kthen kush kusur 1, 2 dhe 5 centë

Që nga qarkullimi i monedhës euro, në Kosovë bizneset nuk i aplikojnë monedhat e kuqe si kusur ndaj konsumatorëve, ato 1 ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.