Sulmet në Damask, 4 të vrarë dhe 14 të plagosur

10:45 / 27.09.2012
Katër roje ushtarake humbën jetën pas sulmeve me autobomba në zemër të Damaskut, në shënjestër të të cilëve ishte shtabi i ushtrisë siriane. Televizioni shtetëror citoi burime ushtarake që thanë se "te paktën 14 persona u plagosen, mes tyre ushtare dhe civile", duke hedhur poshtë deklaratat e mëparshme zyrtare, se "pas sulmit nuk pati viktima". Ushtria e Lirë Siriane e mori përsipër sulmin, pa specifikuar në ishin kamikazë.

Televizioni shtetëror shfaqi pamjet e një furgoni i cili ngadalëson shpejtësinë përpara se të shpërthejë pranë ndërtesës së shtabit të ushtrisë siriane. Të shtëna armësh u dëgjuan në Damask, disa orë pas sulmeve, dëshmi e përleshjeve të armatosura mes kryengritësve dhe ushtarët që ndodheshin në ndërtese. Shpërthimi ndodhi pak para ores 07.00 me orën lokale, në një nga zonat me te ngarkuara; "Sheshi Umajad", ku ndodhen ndërtesat qeveritare.

Diplomatët që jetojnë pranë zonës, i cilësuan sulmet si me te fuqishmit te dëgjuar këto muajt e fundit. Ndërtesat mbi 1 km larg shënjestrës u lëkundën, si pas një tërmeti.

Korrespondenti i BBC-së në Damask, Rafid Xhabori tha se shënjestra dhe koha e sulmeve ishin domethënëse. Ndërtesa përfaqëson zemrën e ushtrisë siriane.

Sulmi vjen disa ditë pasi ushtria e lirë siriane deklaroi se kishte zhvendosur shtabin nga Turqia në Siri, në përpjekje për të shtuar luftën kundër forcave të regjimit. Për 18 muaj, kryengritësit luftojnë kundër regjimit te presidentit Bashar Al Asad. Sipas aktivisteve mbi 27 mijë persona kanë humbur jetën në të gjithë vendin.

Nga ana tjetër, përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje diplomatike, kanë dështuar duke u përballur me kundërshtimin e Rusisë dhe Kinës në Këshillin e Sigurimit, që ende mbetet i ndarë për t’i gjetur një zgjidhje konfliktit ne Siri. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.