Sulmi në Aleppo terrorist e qyqar

9:40 / 16.01.2013

Sulmi në një universitet në Aleppo është cilësuar si terrorist e qyqar, ku u vranë 82 studentë, ndërsa janë plagosur më shumë se 162.

Ambasadori sirian në Kombet e Bashkuara, Bashar Ja'afari e ka dënuar sulmin, duke e quajtur një “akt terrorist qyqar”, raportojnë mediat.

Nuk dihet se si u shkaktua shpërthimi, ndërkaq qeveria dhe opozita kanë fajësuar njëra-tjetrën.

OKB thotë se rreth 60 mijë njerëz janë vrarë gjatë revoltës gati dyvjeçare kundër presidentit sirian Bashar Assad. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.