Sulmi në Iran mund të shkaktojë luftë totale
Në një raport të ri për vlerësimet e çmimit dhe të përfitimeve nga sulmi eventual kundër Iranit, thuhet se sulmet ushtarake të Shteteve të Bashkuara, me gjasë, e bartin rrezikun për të shkaktuar luftë totale në Lindjen e Mesme.Raporti i përpiluar nga ish zyrtarë të qeverisë, ekspertë të sigurisë kombëtare dhe oficerë ushtarakë të pensionuar, thotë se sulmi i Shteteve të Bashkuara, do ta trondiste kontrollin politik të regjimit të Iranit.
Por, iranianët, me gjasë, do të menaxhonin kundërpërgjigjen, direkt dhe nëpërmjet surrogateve, transmeton REL.
Sipas raportit, një sulm mund ta shtyjë zhvillimin e bombës atomike të Iranit për katër vite, por publiku iranian do t’i bashkohej udhëheqësisë së klerikëve. /Telegrafi/