Policia shton prezencën në veri

10:43 / 14.08.2012
(E plotësuar) - Zëdhënësi rajonal i Policës së Kosovës në Mitrovicë, Besim Hoti ka deklaruar sot pa dy incidenteve të mbrëmshme në veri të Mitrovicës, policia ka shtuar prezencën ne këtë pjesë të qytetit.

 

Mbrëmë një grup serbësh ka sulmuar dy shqiptarë, nga të cilët njëri është i plagosur rëndë dhe ai është dërguar në QKUK. Sulmuesit kanë qenë 8-9 serbë, të cilët po ndiqen nga policia.  

Pas këtij rasti po mbrëmë ka ndodhur një shpërthim në lokalin serb “Tiha Noc”.

Sipas zëdhënësit Hoti, pas këtyre incidenteve policia e Kosovës do të jetë më e pranishme në mjediset multietnike për të vepruar atje në mënyrë preventive. Por, Hoti ka nënvizuar se polica nuk mund të mbulojë çdo pjesë të qytetit, transmeton Koha.net. /Telegrafi/

 

Sulmohen dy shqiptarë në veri

(10.43) - Një  grup i sulmuesve të pa identifikuar, kanë sulmuar dje pasdite fizikisht dy të rinj shqiptarë në veri të Mitrovicës. Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku thuhet se rreth orës 18:00 në rrugën “Kolashini” në afërsi të garazheve të “kosmetprevoz”, në veri të Mitrovicës janë sulmuar dy të rinjtë.

Viktimat e rastit, kanë njoftuar autoritetet e Policisë së Kosovës, në veri të Mitrovicës, se të njëjtit ishin sulmuar nga një grup i së paku 8-9 personave, derisa ata ishin duke ecur rrugës, të shoqëruar nga dy vajza.

Pa ndonjë motiv të sqaruar, thuhet se të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht dy viktimat e tyre, një 25 dhe një 24 vjeçar, duke u shkaktuar lëndime trupore.
Të njëjtit, janë dërguar në qendrën emergjente spitalore në veri të Mitrovicës, me lëndime të shkaktuara kryesisht në pjesë të kokës.

Lëndimet e shkaktuara trupore në njërin nga viktimat, konsiderohen si lëndime të natyrës së rëndë dhe i njëjti është dërguar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtejmë kurse viktima tjetër konsiderohet të ketë pësuar lëndime të natyrës së lehtë.

Policia e Kosovës, ka regjistruar rastin e raportuar si vepër penale “sulm fizik dhe shkaktim të lëndimeve të rënda trupore” ndërsa viktimat dhe dëshmitaret janë intervistuar për të kuptuar më tepër detajet e rastit të raportuar.

Ndërsa mbrëmë rreth mesnatës ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në pjesën veriore të Mitrovicës, përkatësisht në kafenenë “Tiha Noc”.

Një shpërthim është regjistruar të kenë zënë vend pak minuta para mesnatës, në një lokal, kafeteri, në veri të Mitrovicës. Dëme materiale janë regjistruar në lokal.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia, kurse burime të Kosovapress-it kanë informuar se ka qenë një sulm ndaj pronarit të kafenesë, dhe njëkohësisht qërim hesapesh në mes bandave atje.

Në atë kohë janë dëgjuar edhe të shtëna armësh që i ka shqetësuar banorët e kësaj ane. Por nga shpërthimi dhe të shtënat me armë, përveç dëmeve material, nuk ka të lënduar. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.