Sulmohet ambasada amerikane edhe në Pakistan

18:42 / 20.09.2012
Policia pakistaneze u përplas me demonstruesit e irrituar për filmin fyes ndaj islamit, përpara ambasadës amerikane në kryeqytetin pakistanez, Islamabad.

Përballë turmës së irrituar prej mijëra besimtarësh, forcat e rendit u detyruan të përdornin të enjten gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Ambasada ishte vënë në alarm pas raportimeve për mundësinë e ngjarjeve të dhunshme, të ngjashme me ato që i kushtuan jetën ambasadorit amerikan në Libi, Christofer Stevens, i vrarë nga militantë që hynë brenda konsullatës në Bengazi.

Filmi, i prodhuar në SHBA nga një regjizor i krishterë egjiptian, konsiderohet si një fyerje ndaj Profetit Muhamed, i cili portretizohet si një njeri gjakatar dhe i dhënë pas veseve e teprimeve të jetës.

Sipas të dërguarit të BBC-së në Pakistan, disa prej demonstruesve u shprehën se nuk do të largohen nga ambasada pa i vënë më parë flakën, raporton Top Channel.

Aktualisht, masat e sigurisë përreth selisë diplomatike janë të nivelit më të lartë të mundshëm.

Disa dhjetëra persona kanë mbetur të vdekur deri tani në protestat e dhunshme që kanë përfshirë prej një jave Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:29 / 19.06.2013
Kim Kardashian

Kim ka xhiruar lindjen e vajzës

Procesi i lindjes së vajzës së Kim Kardashian është xhiruar, por pamjet kurrë nuk do të mund të shihen nga publiku.
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
11:32 / 19.06.2013

Fillon ekzekutimi i subvencioneve për grurë

Ka filluar ekzekutimi i pagesave direkte për grurë me rritje për 25 për qind nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.