Sulmohet me armë zjarri patrulla e policisë në veri

10:25 / 12.06.2012
Patrulla e Policisë së Kosovës, që ruan Zyrën Administrative në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, është sulmuar me armë zjarri, të martën në orët e hershme të mëngjesit. Sulmin e ka konfirmuar edhe policia në Mitrovicë.

Bëhet e ditur se sulmi mbi patrullën e policisë ka ndodhur pak minuta pas orës 01:00, duke qëlluar me një plumb në parafango, ndërsa dy policë po qëndronin brenda në veturë.

Policët veturën e kishin të parkuar para Zyrës Administrative të Kosovës për veri të Mitrovicës, që pritet të hapet këto ditë, raporton Koha.net.

Sipas burimeve, policët e Kosovës, të dy shqiptarë, nuk kanë dëgjuar asnjë krismë të armës, vetëm kur kanë dëgjuar se është qëlluar automjeti në të cilin ishin ata.

Thuhet se policët kanë dalë nga makina me shpejtësi dhe më pas kanë pasuar edhe dy-tri të shtëna në drejtim të policëve.

Dyshohet se të shtënat kanë ardhur nga ndërtesat shumëkatëshe, që gjenden jo shumë larg dhe që janë në afërsi të barrikadës, që është e vendosur tek shkolla e mesme teknike.

Gjithashtu thuhet se arma me të cilën kanë shtënë personat e pa identifikuar ka qenë me silensiator (e pazhurmëshme).

Zëdhënësi i rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Besim Hoti, ka thënë se askush nga policët në këtë incident nuk është lënduar.

“Persona deri tash të panjohur kanë shtënë në drejtim të automjetit të policisë, që ishte në pikën statike tek Lagja e Boshnjakëve. Nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa nga një plumb është dëmtuar parafango e automjetit”, ka thënë Hoti, duke shtuar se hetimet rreth kësaj ngjarje janë në proces.

Sulmin e armatosur ndaj patrullës së policisë në veri e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës përmes një komunikate, ku thuhet se veç dëmeve në automjetin zyrtar, dëme materiale nga të shtënat me armë, janë identifikuar edhe në një kioskë afër vendit të ngjarjes. Një predhë e plumbit, është gjetur e ngulitur në murrin e kioskës.

Policia nuk ka raportuar për identifikim të personave të dyshimtë të përfshirë në këtë akt kriminal.

Rasti është regjistruar si vepër penale e “sulmit të armatosur ndaj personave zyrtar” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” në bazë të Kodit Penal të Kosovës.

Në vend të  ngjarjes, veç njësive përkatëse hetimore të drejtorisë rajonale në Mitrovicë, janë  paraqitur edhe ekipi i ekspertëve të forenzikës të Policisë së Kosovës nga drejtoria e përgjithshme si dhe një ekip i task forcës së EULEX-it.

Nga ekspertët e kriminalistikës, është përcaktuar drejtimi, përkatësisht trajektorja e mundshme e të shtënave, ndërsa janë identifikuar pesë (5) gëzhoja, që besohet se i përkasin armës tytë shkurtë (revole), e cila dyshohet të ketë qenë e përdorur nga sulmuesit në rastin e regjistruar, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto arkiv
Foto arkiv
 
 
Magazina
11:29 / 19.06.2013
Kim Kardashian

Kim ka xhiruar lindjen e vajzës

Procesi i lindjes së vajzës së Kim Kardashian është xhiruar, por pamjet kurrë nuk do të mund të shihen nga publiku.
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
11:32 / 19.06.2013

Fillon ekzekutimi i subvencioneve për grurë

Ka filluar ekzekutimi i pagesave direkte për grurë me rritje për 25 për qind nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.