“Sulmohet” me miell makina e Berishës

14:52 / 13.09.2012
Makina e kryeministrit Berisha është qëlluar me qese me miell teksa po hynte në ambientet e godinës së Parlamentit, ku po zhvillohej seanca parlamentare. Nga raportimet e para mësohet se një veprim i tillë është kryer nga ish të përndjekurit politikë.

Mësohet se për këtë akt dy persona janë arrestuar nga forca të komisariatit nr.1.

Tre ish-të përndjekurit që goditën me miell makinën e kryeministrit janë Gjergj Ndreca, Agim Tufa dhe Agim Kollçaku. Ky i fundit është kryetar i të përndjekurve politikë në Kavajë. Gjergj Ndreca pak muaj më parë u arrestua për goditjen e deputetit Ilir Rusmali, raporton “Shekulli”.

“Pas 21 vjetësh jemi lënë në gjendje të mjerueshme. Veprimi i sotëm është revolte e ish të burgosurve politikë ndaj trajtimit të qeverisë për këtë shtresë. Goditja e miell e makinës së Berishës ishte akt simbolik”, është shprehur Tufa.

Ai u ka bërë apel qytetarëve që të ngrenë zërin kundër qeverisë dhe të kërkojnë largimin e saj.

Ish të përndjekurit, të indinjuar nga mospërkrahja dhe mungesa e politikave mbështetëse ndaj kësaj shtrese, kanë ndërmarrë akte të tilla ndaj politikanëve të mazhorancës, ku kanë qëlluar me grusht Ilir Rusmajlin dhe kanë tentuar të bëjnë një gjë të tillë edhe me Ridvan Boden. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.