Sulmon për parking, e arreston Policia

8:58 / 24.12.2012

Policia e Kosovës njoftoi se një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht një person tjetër për shkak të një mos marrëveshje që kishte pasur për parking veture.

Në raportin e Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të dielën.

“Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.