“Super-ushtari” amerikan
Atë që deri më tani e kemi parë vetëm në filmat fantastiko-shkencor, së shpejti mund të bëhet përditshmeri. Pentagoni tashmë ka filluar punën për të krijuar ushtarë dhe policë të pamposhtur.Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës po bën përpjekje që përmes “eksperimenteve” me gjenet e ushtarëve, të formojë “super-ushtarin”, i cili do të mund të mbijetojë disa javë pa bukë dhe ujë.
Joela Garreau nga Instituti ushtarak në Arizona, ka thënë se tashmë është gati ilaçi që e mban njeriun të zgjuar për ditë të tëra. Ai ka thënë se ilaçi në fjalë është testuar nga pilotët ushtarakë amerikanë.
“Pilotët e kanë marrë ilaçin dhe pas 40 orësh punë e kanë ndije vetveten më mirë se sa kur janë duke pushuar. Pra nuk ka më ‘lodhje’ për ushtarët amerikanë, që deri më tani ka qenë shkaku kryesor i gabimeve të bëra gjatë dyluftimit”, ka thënë Garreau.
Përvec “super-ushtarit”, Pentagoni është duke punuar në krijimin e një fluturakeje për spiunim, që do të ketë madhësinë e një insekti. Por koha do të tregojë nëse ky skenar filmik do të bëhet realitet. /Telegrafi/