Surroi: Është trashur zullumi

13:20 / 12.06.2013

Kosova nuk është e gatshme për liberalizimin e vizave, as teknikisht e as politikisht, ndërkohë që skandalet në Kosovë ilustrojnë pamundësinë e shtetit si tërësi e drejtësisë përfshirë edhe EULEX-in për të dekonstruktuar një strukturë të ndërtuar kriminale.

Kështu ka thënë publicisti Veton Surroi, në pjesën e dytë të intervistës, për gazetën “Zëri”, me rast përmend rastet konkrete ku Kosova dëshmon se është ende larg me sundimin e rendit dhe ligjit.

Ai thotë se kjo tregon se është integruar ajo pjesë e mentalitetit të krimit në të gjitha strukturat e shtetit dhe direkt e kontrollon shtetin.

Surroi vlerëson se, bashkësia ndërkombëtare mund të ndihmojë vetëm nëse ka një iniciativë brenda vendit, nëse ekziston një lëvizje e fortë brenda vendit.

Sipas tij, liberalizimi i vizave më tepër i nevojitet Kosovës për të shkarkuar presionin social dhe po të mundësohej ikja nëpërmjet lëvizjes së lirë, gjysma e qytetarëve do ta bënin një gjë të tillë, për shkak të mungesës së perspektivës në vend.

Ai foli edhe për zgjedhjen e mundshme të Kadri Veselit për kryeministër të ardhshëm të vendit, pasurimin e shpejtë të pushtetarëve etj. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.