Suspendohen 11 policë të Kosovës

19:49 / 25.02.2013

Në muajt janar dhe shkurt të këtij viti, janë suspenduar 11 pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Ky suspendim është rezultat i hetimeve të përbashkëta të kryera nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe EULEX–it, lidhur me ngjarjen e ndodhur me 7 janar 2013.

Gjashtë prej tyre janë suspenduar në pritje deri në përfundim të hetimeve, ndërsa me kërkesë të Prokurorisë, Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës që të suspendojë edhe pesë zyrtarë të Njësitit Special Operativ të cilët janë suspenduar me pagesë më 21.02.2013.

Në një komunikatë për media, Policia e Kosovës thotë se do të vazhdojë të bashkëpunojë me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe EULEX-in gjatë zhvillimit të hetimeve lidhur me këtë rast.

Policia e Kosovës siguron opinionin se është e përkushtuar që t`i ndërmerr të gjitha masat e parapara ligjore kurdoherë që dyshohet se pjesëtarët e saj bien ndesh me ligjin. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.