Svilanovic: Është momenti i marrëveshjes

9:11 / 2.04.2013

I njohur si kundërshtar i ashpër i politikave të regjimit të Milosevicit nga vitet 1990, dhe si ministër i Jashtëm i ish-Jugosllavisë në kohën kur Serbinë e udhëhiqte Zoran Djindjic, Goran Svilanovivi është dalluar në të kaluarën për deklaratat e tij përkrahëse për Kosovën, ku edhe është i lindur.

Me prejardhje nga Gjilani, Svilanovici, që sot udhëheq Këshillin për Bashkëpunim Rajonal, shprehet shumë pozitivisht për pushtetin e sotëm në Serbi, ku kryesisht janë njerëz me të cilët gjatë gjithë kohës ka qenë në kundërshtim.

Por, për të, me rëndësi është që pushtetarët e sotëm janë të gatshëm të hedhin hapin e duhur drejt rregullimit të marrëdhënieve me Kosovën, dhe beson thellë se ata janë të sinqertë në intencën e tyre për të arritur një marrëveshje politike me autoritetet e Kosovës së pavarur.

Svilanovic në një intervistë për “Kohën Ditore”, megjithatë, tërheq vërejtjen se marrëveshja që pritet të arrihet mes kryeministrave Thaçi dhe Dacic, nuk do të jetë fundi i procesit, por vetëm fillimi, dhe se zbatimi i saj do të marrë vite, dhe marrëveshje tjera do të duhen po ashtu, që raportet mes Kosovës dhe Serbisë të normalizohen.

Svilanovic theksoi se marrëveshja e pritur mes Kosovës dhe Serbisë, që do të duhej të sillte normalitet para së gjithash në pjesën veriore të Kosovës, do të jetë suksesi më i madh i përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, por edhe e tërë BE-së, meqë do të jetë një konfirmim i vlerave të sistemi të Bashkimit Evropian. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.