Syla e Xhelili do të dëshmojnë në rastin Bllaca

14:57 / 21.09.2012
Azem Syla, ish-komandant i Përgjithshëm i UÇK-së, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës, dhe Fatmir Xhelili, një nga ish-drejtuesit e SHIK-ut, janë të ftuar për 15 tetor që të dëgjohen si dëshmitarë të mbrojtjes në rastin e njohur si “Bllaca II”.

Mbrojtja i kishte propozuar kolegjit të gjykatësve në rastin e njohur si “Bllaca II”, që si dëshmitarë të ftohen Azem Syla dhe Fatmir Xhelili, pasi deklaratat e tyre janë të rëndësishme për këtë proces gjyqësor.

Kryetari i kolegjit, të enjten, në seancën e mbajtur në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, deklaroi se Azem Syla dhe Fatmir Xhelili janë të ftuar për 15 tetor që të dëgjohen si dëshmitarë të mbrojtjes, raporton “Gazeta Jeta në Kosovë”.

Në shqyrtimin kryesor kundër pesë të akuzuarve Sadik Abazi, Driton Hajdari, Bekim Syla, Shaban Syla dhe Shpresim Uka, të mbajtur më 10 shtator, avokati Ilaz Kadolli ka pohuar se dëshmitarët, të cilët ai i ka propozuar, kanë të bëjnë me alibitë ndaj Sadik Abazit.

Sipas tij, emri i Azem Sylës është përmendur më së shumti gjatë këtij procesi gjyqësor. Ai pohoi se Nazim Bllaca ka thënë se arma me të cilën është vrarë Ibush Kllokoqi ka qenë e Azem Sylës, andaj për këtë është e rëndësishme edhe dëshmia e tij. Ndërsa, sa i përket Fatmir Xhelilit, sipas avokatit, ai ka qenë ish-zyrtar i SHIK-ut dhe në disa raste është përmendur nga dëshmitari bashkëpunues me nofkën “Doktori”.

Sipas avokatit Kadolli, ish-zyrtari i SHIK-ut, Fatmir Xhelili, përveç që mund të ndihmojë rreth asaj se kanë qenë apo jo të akuzuarit pjesë e SHIK-ut, ai po ashtu e ka pasur pacient Nazim Bllacën për një kohë prej dy muajsh dhe mund të japë detaje rreth kësaj.

Ndërkohë, gjatë seancës të së enjtes, kolegji i gjykatësve dëgjoi pesë dëshmitarë të mbrojtjes së Sadik Abazit. Gjatë kësaj seance u dëgjuan Agron Seferi, Mustafë Haxhiu, Flamur Zuka, Hivzi Gashi dhe Bajrush Mujota. Ky i fundit do të vazhdojë dëshminë e tij, edhe më 15 tetor. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Azem Syla
Azem Syla
 
 
Magazina
15:24 / 19.06.2013

Fillojnë pushimet për Çilin

Çiljeta Xhilaga sivjet i ka filluar shumë më herët pushimet e saj, kjo pasi ka një shoqërues të veçantë, djalin katër...
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
15:50 / 19.06.2013

Kosova e Bullgaria të gatshme të këmbejnë ekspertizën në ekonomi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Fadil Ismajli ka pritur Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Bobi Bobev, me të cilën...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.