Sylejman Hasani dënohet me 13 vite burgim për vrasje

10:11 / 30.08.2012
Një trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë e shpalli Sylejman Hasanin fajtor për veprën penale të vrasjes dhe e dënoi me 13 vite burgim.

Hasani akuzohej për vrasjen e Besir Sheremetit në gusht 1997 në Mitrovicë. Më pas, në vitin 1998, ai ishte gjykuar në mungesë nga ajo që atëherë njihej si Gjykata e Qarkut e Mitrovicës së Kosovës.

Pas kërkesës së avokatit mbrojtës për mbrojtje të ligjshmërisë, Gjykata Supreme urdhëroi që lënda të rigjykohet.

Gjatë rigjykimit, i pandehuri e pranoi fajin, ndërsa trupi gjykues e pranoi deklarimin e tij për fajësinë.

Trupi gjykues vlerësoi se fajësia e pranuar nga Hasani ishte vërtetuar me anë të dëshmive të dokumentuara dhe të deklaratave të dëshmitarëve.

Rastin e ka ndjekur penalisht një prokuror i qarkut i EULEX-it. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
8:43 / 20.05.2013

Kërkon tre milionë euro shpërblim për menaxhim të KEK-ut

Po kërkojnë të shpërblehen me 3 milionë euro për punën që e bënë në Kosovë para shtatë vitesh. Zyrtarët e kompani...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.