Ta shtrijmë dorën e ndihmës dhe humanizmit
Uniteti në mes nesh, mirëkuptimi dhe toleranca ndërfetare me të tjerët, janë pasuritë më të çmuara të fesë dhe popullit tonë, veti të cilën e mësuam nga muaji i bekuar i Ramazanit nëpër xhamit tona dhe nëpër vende publike përmes iftareve, ka thënë Reis ul Ulema, H. Sulejman Ef. Rexhepi, kryetari i BFI-së në Maqedoni “Sot dhe përjetësisht duhet të afrohemi dhe të kemi qasje të veçantë kur është në diskutim vatani dhe feja jonë, çështja dhe pozita jonë... Tani është koha që ideologjia jonë të gjejë mishërimin e vet dhe të reflektojë tek mbarë vëllezërit tanë që na mbështesin nga diaspora e afërt dhe e largët. Uroj që këto ditë festive të Bajramit të shprehim dashuri ndaj familjes, miqve dhe fqinjëve, të respektojmë konceptet universale për të respektuar dallimet dhe të shtrijmë dorën e ndihmës dhe humanizmit”, thuhet në urimin e tij. /Telegrafi/