Tadic: Pa SHBA-të s’ka marrëveshje me Kosovën

17:05 / 16.03.2013
Ish presidenti serb, Boris Tadic, ka thënë sot në Bruksel se ka biseduar me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Catherin Ashton, dhe me politikanë të tjerë lartë evropianë dhe të SHBA-ve, dhe se shpreson që kreu shtetëror serb do të arrijë marrëveshje me Kosovën, ku çështje kyçe mbetet përcaktimi i kompetencave të Asociacionit të komunave serbe.

Ai ka thënë se në këtë çështje “është shumë i rëndësishëm qëndrimi amerikan, sepse ata kanë ndikimin me të madh tek shqiptarët në Kosovë” dhe se pa qëndrimin dashamirës dhe konstruktiv të SHBA-ve nuk mund të gjendet zgjidhje për çështjen e Kosovës, transmeton Beta.

"Prandaj, Serbia duhet të shkojë kah SHBA-ja duke provuar t’i bind që edhe ata që të gjejnë interesin e tyre në zgjidhjen e ardhshme, që propozimi serb të përmbajë edhe interesin amerikan, meqenëse kjo është mënyra e vetme për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme”, ka thënë Tadic.

Ai ka konfirmuar përkrahjen e plotë të partisë së tij për ekipin negociues të qeverisë dhe kreut shtetëror serb që të arrijnë marrëveshje me Prishtinën. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Boris Tadic
Boris Tadic
 
 
Magazina
19:13 / 23.05.2013
Russell Brand, Foto: Getty Images

Russell Brand në lidhje të re?

Komiku britanik, Russell Brand, besohet se ka gjetur një romancë të re dhe ajo është britanikja Sheridan Smith.
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
16:21 / 23.05.2013

Besim Beqaj zyrtarisht fillon punën në Ministrinë e Financave

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka filluar zyrtarisht të enjten detyrën e Ministrit të Financave. Në takimin zyrtar me z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.