Tadic: Propozimi kosovar jashtë çdo realiteti
Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka deklaruar se zgjidhja për çështjen e Kosovës është më larg se ç’ka qenë.“Situata është më e keqe sesa mbrëmë, për shkak të mënyrës se si Prishtina i propozon zgjidhjet”, u ka thënë Tadic gazetarëve në Beogradin duke shtuar se propozimi kosovar është jashtë çdo realiteti.
Ai ka thënë se është vështirë të arrihet deri te statusi i kandidatit për Serbinë, por, nuk i përjashtoi përpjekjet deri në siç ka thënë momentin e fundit, raporton Radio Evropa e Lirë.
“Nuk varet vetëm nga ne, por nga secili shtet anëtar i BE-së”, ka thënë Tadic, duke shtuar se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga qëllimet strategjike të përfshira në formulën “Edhe BE edhe Kosova”. /Telegrafi/